Rtv Pendimi
Lajme

KFOR shënon 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

Me një ceremoni solemne, KFOR-i sot ka shënuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ose Ditën e Çlirimit të Kosovës, me pjesëmarrës ndërkombëtarë dhe të udhëheqësve të institucioneve vendore, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatori i kësaj ceremonie, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Adario, kujtoi se nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5.000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota.

D’Adario tha se sot kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm.

“Shumë njerëz ishin zhvendosur, kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të Kombeve të Bashkuara, një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave. Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5.000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota. Sot i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm”, tha ai.

Komandanti D’Adario shtoi se tani pas 20 vjetëve Kosova është shumë më ndryshe.

“Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vijë vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve. Gjatë këtyre muajve si komandat i KFOR-it e kam parë drejtpërdrejt përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar për Kosovën dhe ngrohtësinë e të gjitha institucioneve”, tha D’Adario.

Në ceremoninë për nder të 20-vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë, mori pjesë edhe admirali James Foggo, i cili tha se përkushtimi i palëkundur i aq shumë ushtarëve, marinarëve, pjesëtarëve të forcave ajrore, e mposhti tiraninë dhe e çliroi Evropën.

“KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, tha ai.

Foggo kujtoi edhe 213 pjesëtarët e KFOR-it që humbën jetën në betejë dhe në aktivitete jashtë betejave, të cilët siç theksoi ai, ishin nga pjesë të ndryshme të botës nga 28 shtete anëtare të NATO-s dhe partnere të saj.

Në këtë ceremoni u ndanë edhe medalje për përfaqësuesit e dalluar të KFOR-it. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka marrë pjesë në këtë ngjarje ka thënë se “ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën”.

Kujtojmë se në Kosovë nesër do të shënohet me disa aktivitete Dita e Çlirimit, ku do të marrin pjesë dy nga emrat kryesorë si faktorë për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeline Albright.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma