KIA, VJEN ME MODEL TË RI GT

Kia GT, një model Fastback me katër dyer, është drejtuar për në dyqanet amerikane ku synojnë Audi A7, BMW 5 Series Gran Turismo dhe Porsche Panamera.

Kia GT është projektuar për të rritur apelin e markës Koreane për blerësit e makinave që kërkojnë një imazh sportiv. GT ka për qëllim kryesisht tregun e SHBA-së, ajo gjithashtu do të shitet edhe në Evropë, ku do të ofrohet një version me naftë.
Rear-wheel-drive Kia GT do të ket një motor turbocharged V6 3,3-litër të lidhur me një transmision tetë-shpejtësi automatike. Blerësit mund të presin siluetë Fastback dhe një kabinë të lartë, me një rrjet të gjerë të sistemeve elektronike.
Koncepti GT mori frymëzimin e saj nga avioni reaktiv dhe konceptin Kia Kee, e cila u zbulua në Frankfurt Auto Show 2007. Edmunds thotë: Se Kia GT edhe pse nuk ka gjasa të ketë shitje të madhe, është një makinë që sigurisht që do të marrë shumë vëmendje në sallën ekspozuese.
Sipas Edmunds, Kia në Paris Motor Show ka konfirmuar se modeli Coupe më në fund i është dhënë drita e gjelbër për të shkuar në shitje, dhe se ka gjasa që në 2016 të jetë në SHBA.