Rtv Pendimi

Kiameti dhe Dita e Gjykimit…

Kur dielli të jetë mbështjellë dhe errësuar,
Dhe kur yjet të kenë rënë dhe shkapërderdhur,
Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar e të jenë bërë pluhur në ajër,
Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar të tubuara të gjitha me një vend,
Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,
Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar,
Dhe kur qiejt të jenë hequr,
Dhe kur xhehenemet të jenë ndezur,
Dhe kur xhenetet të jenë afruar,
Në atë botë njeriu do të di se çka ka ofruar
të mirë apo të keqe.
A do të jetë i shpërblyer apo i ndëshkuar?
A do të bëhet banor i xhehenemit me zjarr të ndezur dhe ujë të vluar?
Apo i xhenetit me parqe të zbukuruara?
Atë ditë nuk ka kush për të ndihmuar
vetëm veprat që ke vepruar.
Në qoftë se në këtë botë ke ndjekur rrugën e gabuar dhe në ringjallje ti nuk ke 
besuar, Zoti rëndë ka për të dënuar.
Me xhehenem, me zjarr të ndezur dhe ujë të vluar.
Ky është dënimi për ata që nuk ndjekin Rrugën e Drejtë që të jenë të 
shpëtuar.

TË NGJAJSHME