Rtv Pendimi

Kifle me djathë (ose marmelatë)

2 gota (1/2 l)
qumësht të vakët
1 kg
miell të bardhë
2 lugë gjelle
sheqer
50 gr
aditiv
¾ gotë (200 ml)
qumësht
2 lugë çaji
kripë
1 gotë (0.5 kg)
djath I thërrmuar feta ose I gotë mermeladë, sipas preferences
1
vezë për brum
2
të bardha vezësh për masën e djathit feta
2
të verdha vezësh për t’I lyer kiflet
Pak gjalpë e pakriposur e shkrirë

Merrni një enë dhe kombinoni qumështin e ngrohtë me aditivin, sheqerin dhe 3 lugë miell pastaj përzieni mirë. Lëreni masën anash dhe lejoni të vijë për një kohë. Në një enë të thellë hidhni miellin, kripn, vajin, 1 vezë dhe përzieni mirë. Sapo t’i përzieni shtoni masën e aditivit në masën e miellit pastaj përzieni mirë.

Mbulojeni brumin dhe lejoni të rritet përafërsisht 30-40 minuta ose derisa të dyfishohet. Sapo të rritet brumi pregatitni enën për pjekje duke e lyer atë me gjalpë apo vendosni një letër pergamene. Në një enë tjetër shkrijeni gjalpën për lyerjen e kifleve.

Ndajeni brumin sapo të rritet në 6 pjesë të barabarta dhe formoni tope. Lërini topat e brumit anash dhe lërini të vijnë edhe për një herë tjetër në temperaturë dhome. Sapo të vijë brumi ndani 2 të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe vendosni në enë të veçuara.

Në një enë të mesme përzieni të bardhat e vezëve derisa të shkumojnë dhe spërkatni me djathin feta në sipërfaqe. Bluani mirë. Në një enë tjetër përzieni të verdhat e vezëve me pak gjalpë të shkrirë për t’i përdorur më vonë për lyerjen e kifleve para se t’i pjekni. Pastaj shtrini topat e brumit në rrathë me diametër rreth 30 cm.

TË NGJAJSHME