Kifle me spinaq

1 pako e vogël
aditiv
1 1/3 e gotës
ujë i ngrohtë
1.5 gota
miell
1 lugë e madhe
sheqer
2 lugë të mëdha
vaj ulliri
2/3 lugës së vogël
kripë
1
vezë e madhe
1 lugë e madhe
qumësht
500 gramë
krem djathi
350 gramë
spinaq
3
thelpinj hudhër të grimcuar
1/4 e lugës së vogël
kripë
2 gota
mozarella e grimcuar
  1. Në një enë të thellë përzieni ujin e ngrohtë me aditiv. Lini të rrijë për rreth 5 minuta. Shtoni miellin, sheqerin, vajin dhe kripën. Përzieni pakëz me lugë e pastaj me duar derisa të formohet një top brumi.
  2. Ngjesheni me duar për rreth 5 minuta. Nëse brumi është shumë i lagësht shtoni pakëz miell. Jepjani formën e një topi dhe vendoseni në një enë të thellë të lyer paraprakisht me vaj ulliri. Mbulojeni me një pecetë dhe lijeni të rrijë rreth 1 orë.
  3. Në ndërkohë përgatisni mbushjen. Rrahni në një enë të thellë kremën e djathit, spinaqin, hudhrën, dhe kripën. Mbulojeni dhe lijeni në frigorifer deri kur ta përdorni.
  4. Ngrohni furrën në 200 gradë celsius dhe merrni një tepsi të madhe. Mbulojeni me letër për pjekje.
  5. Kur brumi të jetë rritur merreni dhe vendoseni në një hapsirë të mbuluar me miell. Ndajeni topin e miellit në 8 pjesë të barabarta.Secilën pjesë shtrijeni me duar ose me një tëhollues.
  6. Në secilën petë të formuar vendosni ngapak nga mbushja. Pastaj palosni petën për të fituar një gjysmërrethi. Shtypeni me priun për t’i mbyllur anët.
  7. Vendoni kiflet në tepsi. Tundeni vezën me një lugë qumësht dhe lyeni kiflet me të.
  8. Pjekni për rreth 25 minuta. Shërbeni të ngrohta.