Rtv Pendimi

Kifle të shpejta me djathë

Miell
2
të bardhët e vezës
100 gr
gjalpë
1 gotë
kos
1
pluhur për pjekje Djathë
Djathë

Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.

Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.

Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje. Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.

Futen në furrë dhe pjekën në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mirë!

TË NGJAJSHME