Kina ka urdhëruar punonjësit në qeveri të mos përdorin për punë pajisjet e markave të huaja, përfshirë iPhone, pas shqetësimeve të supozuara të sigurisë kibernetike, transmeton Anadolu.
“Në javët e fundit, zyrtarët u udhëzuan të mos përdorin pajisjet nga eprorët e tyre në kanalet e komunikimit në vendin e punës, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Pekinit për të reduktuar mbështetjen në teknologjinë e huaj, për të rritur sigurinë kibernetike dhe për të kufizuar rrjedhën e të dhënave të ndjeshme përtej kufijve të Kinës”, raportoi Wall Street Journal, duke cituar burime të paidentifikuar të njohura me këtë çështje.
Raportimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, ndërsa nuk pati ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet kineze apo nga iPhone.
Apple gjeneron rreth 19 për qind të të ardhurave nga Kina, që është tregu i saj i dytë më i madh pas tregut amerikan.
Veprimi i Pekinit vjen pasi zyrtarët amerikanë, në nivel federal dhe shtetëror, kanë kufizuar gjithashtu përdorimin e pajisjeve kineze duke përfshirë Huawei, si dhe gjigantin e mediave sociale TikTok.