Rtv Pendimi

Kinezët nuk ndalen! Kopjojnë edhe iPhone 6

Produktet me logon e Apple jo pak herë janë marrë si shembull për krijimin e një pajisje të re.

Sidomos kompania kineze Xiaomi njihet për ngjashmërinë e smartfonëve të saj me ata të Apple por dhe Meizu nuk mbetet pas në këtë pjesë.

Smartfoni Meizu MX5 është prova më e fundit që e vërteton këtë supozim.

Dizajni dhe ndërtimi

– Përmasa: 140x75x7.6mm

– Pesha: 149 gram

– Kamera: Kryesore 20.7 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel.

Dhe karakteristikat fizike tregojnë më së miri ngjashmërinë e këtij smartfoni me një iPhone 6 duke i shtuar këtu dhe përbërjen prej alumini. Smartfoni vjen në katër variante ngjyrash; gri, ngjyrë floriri, argjend dhe të zezë. E sikur mos të mungonte, dhe cepat anësorë të harkuar janë pothuajë të njëjtë më ata të iPhone 6.Përsa i përket kamerës së përparme ajo është e vendosur në qëndër të pjesës së sipërme të ekranit, ka një lente me 6 elementë dhe flash dual-tone. Meizu ka shtuar dhe fokusimin lazer i cili është i pranishëm në LG G4. Ndërkohë kamera frontale të lë për të dëshiruar duke qënë se ajo është 5 megapiksel.

Nëse nuk ju mjaftuan kaq detaje për të vërtetuar ngjashmërinë mes dy smartfonëve, atëherë shtojini dhe butonin në qendër të pajisur me sensorë të njohjes së shenjave të gishtave i quajtur mTouch 2.0. Ky smartfonë duhet parë me kujdës pasi në pamje të parë të jep përshtypjen e një iPhone 6. /pcworld.al /telegrafi

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH