Rtv Pendimi
Lajme

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër grupit terrorist DEASH sot dorëzoi një tjetër bazë ushtarake te forcat irakiane, e vendosur në perëndim të kryeqytetit Bagdad, sipas një burimi ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Koalicionit gjatë disa javëve të fundit deri më tani janë tërhequr nga gjashtë baza ushtarake në Irak.

Burimi ushtarak, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se: “Forcat e Koalicionit të martën në mëngjes u tërhoqën nga baza ushtarake në zonën Abu Gharib”.

Më tej theksohet se forcat e Koalicionit ia dorëzuan bazën ushtrisë Irakiane.

SHBA-të ndërmorën një koalicion në vitin 2014 me qëllimin e deklaruar për të luftuar grupin terrorist DEASH.

Javët e fundit, disa baza ushtarake që strehojnë forcat e koalicionit në Irak u sulmuan nga grupet irakiane. Megjithatë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Sulmet u rritën pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qasim Soleimani në Irak më 3 janar.

Zyrtarët e SHBA-ve theksojnë se tërheqja nga bazat ushtarake në Irak është si përgjigje e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe për të rizhvendosur trupat ndërkombëtare në mbrojtjen e tyre nga sulmet e mundshme nga grupet e lidhura me Iranin në Irak.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU