Kolapsi në ardhje i shëndetësisë kosovare

Kolapsi në ardhje i shëndetësisë kosovare

Shkruan Dr Petrit Mulaku
Kolapsi në ardhje i shëndetësisë kosovare

Sistemi shëndetësor kosovar ndoshta do të mund t’i mbijetoje krizës me virusin me shumë vështersi e pasoja serioze, por veshtirë se do të mund t’i mbijetoje kolapsit nga nje rrezik tjeter qe ende po injorohet nga establishmenti: mungeses se mjekeve dhe personelit shendetesor.

Mungesa serioze e mjekeve tashme veq eshte e qarte dhe kjo shifet nga fakti se konkurset per mjeke te rinj jane thuajse vazhdimisht te hapur. Numri i mjekeve ne dispozicion eshte jashtezakonisht i vogel, sidomos ne nivelin primar, dhe ata mjeke qe jane ne dispozicion jane nen presion katastrofal si pasoje e krizes aktuale dhe mungeses se mjekeve.

Arsyet e mungeses se mjekeve besoj qe i dime te gjithe, Oda e Mjekeve te Kosoves vazhdimisht publikon statistikat e ikjes se mjekeve po si duket kjo vazhdon te injorohet nga edtablishmenti. Problemi tash qendron se eshte krijuar trend i ikjes se mjekeve nga Kosova, dhe ky trend do te jete shume veshtire te ndryshohet edhe nese permiresohen kushtet per mjeke.

Cfare pritet te ndodhe? Tashme numrit te mjekeve veq te cunguar do t’i shtojet edhe nje numer i madh i mjekeve qe do te dalin ne pension. Kjo do te shkaktoj rritje te presionit te ata mjeke qe mbesin pjese e sistemit. Edhe rezilienca e mjekeve te mbetur i ka kufijte e vete dhe nje pjese e madhe do te heqin dore nga puna si pasoje e burnout sindromes ( fundja askush nuk e viktimizon vetem per 640 euro sa paguhet nje mjek familjar) dhe ose do te ikin nga vendi ose do te angazhohen me pune tjera.

E kjo do ta bie vendin ne kolaps. Te parat qe do te pesojne do te jene qendrat periferike dhe fshatrat per shkak te perpjekjeve per te mbajtur ne kembe qendrat urbane, e me pas edhe keto ka gjasa te kolabojne per shkak te presionit te padurueshem. Prandaj shume ka mundesi te shohim turma pacientesh qe presin ndihme prane ambulantave te mbyllura. Presioni pastaj to te filloje te bartet te sistemi sekondar dhe terciar ( e tashme kjo veq eshte duke u ndjere).

A do te vazhdoje te injorohet ky rrezik apo Qeveria ka nje plan per tu perballur me kete situate nuk e di, vetem se jam i sigurt se qeveria nuk do te kete shume alternativa ne dispozicion, dhe kam frike se kolapsi afatgjate i shendetesise kosovare eshte i pashmangshem.

Lutem te jem gabim!