Kolegen e ka lënë i dashuri, një këshill si ta ndihmojmë atë ?

Pyetja : E kam një kolege është shumë zemër gjerë,falë namaz dhe është në rrugë të Zotit, ajo ka pasur një lidhje me një djalë, pas një kohë pa arsye ai e ka bllokuar duke ia humb mundësinë më për kontakt, ajo pastaj ka rënë në depresion, është deshpruar krejt prej vetës,
ndërkohë ai(djali) ka filluar një lidhje tjetër,
e vajza thotë “Sikur të më kish treguar vetë për këtë lidhje,nuk do të mërzitesha aq shumë”
Vajza është dëshpëruar shumë, e mua më dhimbset sepse është altruiste dhe me të gjitha tiparet e mira, gjithë kohës buzëqeshte…, a mund të më jepni një keshillë që unë të ia përcjellë e t’i ndihmojë paksa?

Përgjigje: Këshilla imë për këtë motër është kështu -Sikur të ishte caktim i Allahut xh.sh që ai burrë të jetë me ty, edhe sikur të ngriteshin të gjithë njerëzit dhe xhinnët në këmbë nuk do të kishin mundur që të ndajnë prej tij.
Nëse ai ka shkuar do vij tjetri që do të të bëj që ta harrosh këtë burrë.
Dije se pa caktimin dhe pa lejen e Allahut xh.sh nuk ndodhë asgjë. Për ata Allahu xh.sh ka thënë në Kur – an “Ne ju sprovojmë kesi soji në mënyrë që ju mos të mërziteni tej mase për diçka që ka kaluar e as të mos gëzoheni tej mase për atë që Allahu ua ka dhënë…”.
Hoxhë Rexhep Metolli