Kompania koreane realizoi video-thirrjen e parë 5G, përmes një telefoni Samsung

Kompania koreane realizoi video-thirrjen e parë 5G, përmes një telefoni Samsung

Duket sikur koha e 5G komercial pothuajse ka ardhur, të paktën për njerëzit që jetojnë në Korenë e Jugut. Sipas një raporti në The Korea Herald, ofruesi i rrjetit Korean SK Telecom bëri video-thirrjen e parë 5G në botë.

Raporti tregoi se drejtori i kompanisë Park Jung-ho bëri një video thirrje me një menaxher të stafit në Seul duke përdorur një telefon prototip Samsung 5G. Ai gjeti se cilësia e thirrjes është më e qartë se një video thirrje e bërë nëpërmjet LTE.

Kreu i Samsung, DJ Koh, tha se kompania ka punuar ngushtë me telekompanitë për ofrimin e shërbimeve tregtare 5G. Prodhuesi korean i telefonit thuhet se do të lansoj një telefon 5G vitin e ardhshëm.

Përveç SK Telecom, ofruesit e rrjetit KT dhe LG Uplus gjithashtu kanë lansuar rrjetet tregtare 5G në Korenë e Jugut.

Për momentin, klientët e ndërmarrjeve mund të marrin shërbime në këtë rrjet; pritet të vihet në dispozicion për publikun në mars 2019. /Telegrafi/