Rtv Pendimi

Kompania TURKSAT do të promovojë satelitin në panairin në Holandë

Kompania e vetme satelitore e Turqisë “TÜRKSAT” do të dalë në skenë në Amsterdam, Kryeqytetin e Holandës.

Drejtoria e Përgjithshme e TÜRKSAT do të marrë pjesë në Panairin IBC 2015 që do të fillojë sëshpejti në Amsterdam.

Në këtë panair, me direktivën e Ministrisë së Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, do të prezantohen aktivitetet e ndryshme në shërbimin satelitor të Turqisë.

Pjesëmarrësve do tu jepen shpjegime në lidhje me satelitët e rinj të komunikacionit, “Türksat 4A” dhe “Türksat 4B”.

Objektivi për satelitin “Türksat 4B”që do të hidhet në hapësirë në fund të vitit, është që të zhvillohen bisedime për rritjen e ndikimit të tij në treg.

Në panairin që zhvillohet çdo vit, marrin pjesë shumë kompani profesionale në fushën e teknologjisë pamore, televizioneve, transmetimeve, prodhimeve, administrimeve dhe shpërndarjes së këtyre teknologjive.

IBC 2015 pranohet si panairi më i madh i transmetimit në botë.

TË NGJAJSHME