Rtv Pendimi

Kompanitë teknologjike në Evropë akuzojnë Google për keqpërdorim të tregut

Komisioni Evropian ka pranuar akuza të shumta nga kompani teknologjike në Evropë në lidhje me mos respektimin e praktikës afariste të lojtarëve të mëdhenj në treg, përfshirë Apple dhe Google.

Kompanitë evropiane, përfshirë Spotify, Rocket Internet dhe Dezzer, konsiderojnë se aplikacionet për tregti në pronësi të kompanive të mëdha amerikane keqpërdorin pozitat e tregut.

Komisioni Evropian është duke përgatitur ligjin e ri, i cili do të rregullojë praktikat jo të ndershme afariste në praktikë dhe t’iu ofrojnë shanset kompanive me seli në Evropë që të konkurrojnë me lojtarët e mëdhenj, transmeton kp.

Spotify kishte dhënë vërejtjet e veta vitin e kaluar kur Apple refuzoi versionin e azhurnuar të aplikacionit të tij të popullarizuar, i cila ka për rival Apple Music. Rastet e tilla janë të shumta, për shkak të të cilave KE ka vendosur të intervenojë.

Komisioni vitin e kaluar ka shqyrtuar pohimet e kompanive të BE-së dhe ka ndarë disa nga gjetjet e veta me publikun. Konsiderohet se platformat në pronësi të Google dhe kompanitë tjera kanë kufizuar qasjen në informata dhe se reklamat për kërkime nuk kanë qenë transparente.

TË NGJAJSHME