Rtv Pendimi

KOMPENZIMI I SUNETIT TË SABAHUT PAS FARZIT TË SABAHUT!

Pyetje:
Kam hyrë në xhami në kohën kur muezini ishte duke bërë ikametin për faljen e farzit të sabahut, ndërsa sunetin e sabahut nuk e kisha falur, a lejohet falja e sunetit sabahut pasi ta falim farzin me xhemat?

Përgjigje:
Lejohet t’i falësh dy rekate sunet të sabahut pas faljes së farzit të sabahut.

Kurse, më e mira është, t’i falësh(kompenzosh) dy rekatet sunet të sabahut(të cilat të kanë mbetur pa i falur) pas lindjes së diellit.

Mirëpo, nëse mendon që pas lindjes së diellit ke ndonjë punë, e frikësohesh se nuk ke mundësi t’i falës dy rekatet sunet të namazit të sabahut, atëherë fali menjëherë pas faljes së farzit.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani
10.12.2014

TË NGJAJSHME