Rtv Pendimi
Lajme

KOMUNIKATË PËR MEDIA, Lidhur me kronikën në RTK për rastin e qytetarit Sabri Beqiri

Lidhur me kronikën në RTK për rastin e qytetarit Sabri Beqiri, Këshilli i Bashkësisë Islame -KBI në Vushtrri njofton opinionin dhe qytetarët se:
– Asnjë qytetar i Vushtrrisë nuk paguan për shpenzime të varrimit, e për më tepër Bashkësia Islame nuk ka ndodhur asnjëherë që të refuzojë shërbimet e varrimit të ndonjë qytetari për mos pagesë, aq më tepër të rastet skamnore.
– Shpenzimet e ritit të varrimit për çdo qytetar që nga janari 2018 i mbulon Komuna e Vushtrrisë, për çka si bashkësi jemi mirënjohës dhe kjo masë ka lehtësuar jetën e qytetarëve të Vushtrrisë.
– Sqarojmë opinionin se anëtarësia është çështje e ndarë nga shpenzimet e varrimit. Si çdo kund në botë edhe tek ne paguhet si anëtarësia si shpenzimet e varrimit.
– Për më tepër qytetari Sabri Beqiri ndihmohet rregullisht nga KBI dhe imamët me ndihma mujore materiale e ushqimore. Për këtë kemi dëshmi dhe janë të çashme nga secili që ka interesim (shih foton).
– Qytetari Sabri Beqiri me rastin e pagesës nuk ka deklaruar që është rast skamnor. Ne si KBI kur kemi kuptuar nga gazetari që ka bërë kronikën rastin e qytetarit Sabri Beqiri, jemi befasuar me deklaratën e qytetarit Sabri Beqiri se është rast skamnor sepse këtë ai nuk e ka deklaruar tek zyrtari i KBI kur e ka bërë pagesën.
– Qytetari Sabri Beqiri, ka ardhur në Këshill dhe me vet dëshirë me para në xhep dhe ka deklaruar se dëshiron të paguajë anëtarësinë e pa paguar, duke deklaruar që “tani që është rasti edhe kam edhe ndihmën e vllaznillakut”. Nuk ka kërkuar të lirohet e as nuk ka paraqitur dëshmi që është rast social. Ndryshe KBI i liron nga pagesa e anëtarësisë të gjithë skamnorët.
– Duke dashur që të ruajmë ndjeshmërinë e rastit si skamnor e duke dashur të ruajmë privatësinë e një skamnori e të familjes së tij jemi përmbajtur nga deklarimi për medie por kemi zhvilluar procedurat për të verifikuar këtë rast. Zyrtari i Këshillit ku është paguar anëtarësia është në zyre dhe nuk ka si me ditë që një rast është skamnor nëse nuk paraqitet ndonjë dëshmi nga vet qytetari e aq më tepër kur i njëjti ka ardhur me para në dorë në KBI dhe pa asnjë vërejtje a kërkesë për lirim, e ka paguar anëtarësinë.
– Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri i ka kthyer sot paratë e anëtarësisë qytetarit Sabri Beqiri. Po ashtu KBI ka formuar një komision të brendshëm për të shikuar nëse ka pasur ndonjë lëshim nga zyrtarët e KBI në këtë rast e për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
– KBI në Vushtrri ndihmon në baza mujore mbi 100 familje në Vushtrri me ndihma ushqimore e materiale.
– Në Vushtrri asnjë familje nuk mbetet pa miell dhe gjana ushqimore sepse këto sigurohen nga imamët me përkrahjen e qytetarëve nga grumbullimi i zekatit dhe kjo praktikë është që zbatuar në 15 vitet e fundit.
– KBI në Vushtrri kontribuon vazhdimisht me ndihma ushqimore e materiale skamnorët por po ashtu ka ndërtuar 3 shtëpi për skamnorët dhe ka siguruar donacion të vlefshëm për komunitetin si shtëpi shëndeti e shtëpi për kujdes për fëmijët me nevoja të veçanta.

KBI Vushtrri,
Datë 05.02.2019

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma