Kontribo edhe ti për ndërtimin e xhamisë “Bashkimi” në Linz të Austrisë

Thotë Allahu i Madhëruar:
“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë, që falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”. (Tewbe, 18)
Pejgamberi Muhamedi alejhi selam ka thënë:
“Kush ndërton një shtëpi të Allahut, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhennet”.
Xhamia “Bashkimi” në Linz të Austrisë ju njofton se ndërtimi i xhamisë ka filluar disa muaj më parë.
Andaj, të nderuar vëllezër dhe motra, ju bëjmë thirrje që edhe ju ta ndihmoni këtë iniciativë, për ndërtimin e xhamisë “Bashkimi”, duke ndihmuar financiarisht që, punimet të përfundojnë sa më shpejt.
Në këtë mënyrë, xhamia do të jetë në dispozicion të besimtarëve të Linzit dhe më gjerë.
Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni për ndërtimin e xhamisë, mund të kontriboni përmes xhirollogarisë bankare.
Iban : AT71 1860 0000 1050 5527
BIC  : VKBLAT2L
Për sqarime dhe informata më të hollësishme mund ta kontaktoni kryetarin e Xhamisë “Bashkimi”, Xhevat Sulejmani, në numrin: 0043 664 601 394 23 67

Ndihma jote, jetëson finalizimin e punimeve të xhamisë “Bashkimi” në Linz.