Rtv Pendimi

Kopja e iPhone, është telefoni më i hollë në botë

Oppo R5, modeli i ri i telefonit të kompanisë kineze zyrtarisht është telefoni më i hollë në botë.

Edhe pse ky model cilësohet si kloni i iPhone 6, i njëjti është rreth 2 milimetra më i hollë sesa telefoni i Apple. Në fakt, është aq i hollë sa nuk mund t’i përshtatet as portit të jashtëm për dëgjueset për muzikën.

Telefoni i kompanisë kineze është zbuluar në fund të tetorit, dhe është në dispozicion vetëm në disa vende të caktuara për momentin. Merret vesh se ky model do të fillojë të shitet në disa shtete të reja të botës, duke e përfshirë edhe SHBA-në.

Të gjithë ata që duan ta kenë telefonin më të hollë në xhepin dhe duart e tyre, duhet të paguajnë 450 dollarë pa kontratë me operatorët mobil, kosto që e bën këtë telefon pak më të lirë sesa iPhone 6.

Nëse e shikoni me kujdes fotografinë, atëherë duket qartë se Oppo R5 e bën iPhone 6 të duket një telefon i trashë, dhe i papërshtatshëm sa i përket “trashësisë”. (Telegrafi)

 

TË NGJAJSHME