Është transmetuar se Pejgamberi ynë i bekuar, Muhammedi a.s., ka thënë: “Kur të kaloni pranë kopshteve të xhennetit, uluni të pushoni! Thanë: Cilat janë kopshtet e xhennetit? Tha: Hallkat e dhikrit.“
Në komentin e Imam Mennavit, në Fejdul Kadir, duke e shpjeguar hadithin e më sipër thuhet: “Sepse gjëja më e mirë që Allahu i Madhërishëm u ka dhënë robërve të Tij në këtë botë është dhikri. Ndërsa gjëra më e mirë që do t’u jep në botën e përjetshme, është vështrimi në Madhërinë e Tij. Me fjalë të tjera, dhikri i Allahut në këtë botë, është si vështrimi i Tij në botën tjetër, Ahiret. Ai që bën dhikët me gjuhën e tij, me prezencën e zemrës, e sheh me të brendshmen e tij, e vështron me zemrën e tij, përpëlitet para Duarve të Tij, sikur të ishte në Xhennet, duke pushuar në një kopësht.”
Dijetari tjetër i shquar, Imam Neveviu, thotë: “Ashtu si është i pëlqyer dhikri, ashtu është pëlqyer edhe ulja në mexhliset e njerëzve të tij. Dhe për këtë argumentet janë të bollshme. (111 Hadithe të zgjedhura, Shkodër, 2014).
Në një rivajet tjetër Enesi, radijallahu anhu, transmeton që Pejgamberi i Allahut të ketë thënë: “Kur kaloni pranë kopshteve të Xhenetit, ushqehuni!” Sahabët e pyetën: “E ç’janë kopshtet e Xhenetit?” Ai, a.s., u përgjigj: “Ato janë hallka – dhikri”, rathët (hallkat) e njerëzve që kryejnë dhikrin.
Dijetari Ibni-Abidin në Komentin e tij (Hashije), krahas diskutimit mbi dhikrin në xhemat, deklaron: “Imam El-Gazali dhikrin e individit dhe dhikrin në xhemat e ka krahasuar me ezanin individual dhe ezanin në xhemat”, dhe vazhdon: “Si zërat e shumë muezinëve që e shkrijnë qiellin më shumë se zëni i një myezini, në atë masë edhe dhikri në xhemat ndikon në zemrën e pjesëmarrësit individual në aspektin e largimit të perdeve të rënda dhe të trasha (nga të vërtetat shpirtërore) më shumë sesa e bën dhikri individual”.