Korea e Veriut rikthen qasjen në internet, akuzon SHBA-të për sulm kibernetik

Koreja e Veriut, në mes të një konfrontimi të hapur me Shtetet e Bashkuara mbi sulmet kibernetike ndaj Sony Pictures, përjetoi një ndërprerje të plotë në internet për orë të tëra para se lidhjet të restauroheshin pak orë më parë.

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni nuk ishte i përfshirë në ndërprerjen e qasjes së internetit ndaj shtetit armik.

Kompania amerikane Dyn që monitoron infrastrukturën e internetit, tha se arsyeja për këtë ndërprerje të internetit në Korenë e Veriut nuk ishte e njohur, por e njëjta mund të jetë shkaktuar nga gabimet teknologjike ose nga një i hakerëve mbi rrjetin e internetit.

Disa zyrtarë amerikanë të afërt me hetimin e sulmit ndaj Sony Pictures thanë se qeveria amerikane nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim kibernetik kundër Phenianit.

Presidenti amerikan Barak Obama të premten është zotuar se shteti i tij do të përgjigjet ndaj sulmit më të madh kibernetik, për të cilin ai e fajësoi Korenë e Veriut, duke thënë se “përgjigja e SHBA-ve do të bëhet në një vend, kohë dhe mënyrë që ne do ta zgjedhim”, raporton Retuers.

Koreja e Veriut është një nga vendet me më së paku lidhje të internetit, dhe efektet nga ndërprerja e internetit mund të jenë minimal. (Ti)