Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më të gjitha të mirat që ju vijnë nga konsumimi i tij.
Ju mbron nga diabeti
Hulumtuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit kanë grupuar rezultatet e tyre studimeve që kanë pasur për bazë historinë mjekësore dhe jetësore të rreth 200.000 profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të operatorëve të cilët nuk vuanin nga sëmundje të zemrës, diabeti apo kanceri.
Ndjekja e tyre në vazhdim tregoi se, konsumimi i produkteve të qumështit në përgjithësi dhe i kosit në veçanti, nuk ka ndonjë efekt në rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Probiotikët luftojnë metalet
Kosi me përmbajtje probiotike (probiotikët janë një formë e mirë e baktereve që gjenden në stomakun tonë, ata merren edhe nëpërmjet ushqimeve) mund të zvogëlojë absorbimin e disa metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore deri në 78% te gratë shtatzëna. Studimi i kryer nga shkencëtarët e Qendrës Lawson të Institutit të Kërkimeve mbi Shëndetësinë në Kanada, ofron provën e parë klinike se një sasi kosi probiotik mund të përdoret për të zvogëluar rreziqet shëndetësore të lidhura me merkurin dhe arsenikun.
Më pak diarre nga antibiotikët
Në 2012, një meta-analizë e studimeve të mëparshme e botuar në JAMA ka treguar se konsumimi i probiotikëve lidhet me një rrezik të reduktuar të diarresë. Në 63 studime rastësore, me një total prej rreth 12.000 pjesëmarrësish, përdorimi i probiotikëve u lidh me një rrezik prej 42 për qind më të ulët të zhvillimit të diarresë, në krahasim me grupin e kontrollit që nuk përdorën probiotikë.
Një ndihmës i madh i djegies së yndyrave
Një studim i kryer nga Universiteti i Tenesit, ka zbuluar se personat që përfshinin kosin pa yndyrë në programin e tyre të humbjes së peshës, humbnin më shumë kile në krahasim me ata që kishin reduktuar vetëm kaloritë.
Ngrënësit e kosit humbën 22 për qind më shumë peshë, 61 për qind më shumë yndyrë të trupit dhe 81 për qind më shumë yndyrë të barkut gjatë 12 javëve të studimit. Kosi përmban proteina dhe elemente fermentues që ndihmojnë në tretje. Këta janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.
Për të çliruar energji të mjaftueshme, konsumoni deri në 12 filxhanë në ditë. Nëse hani kos vazhdimisht, dieta juaj nuk ka nevojë për drithëra apo ushqyes të tjerë. /GSh/Telegrafi/