Rtv Pendimi

Kosova aplikon zyrtarisht për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër virusit COVID-19.

Zemaj tha se aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina e kanë bërë ditë më parë, përmees ekipit të ekspertëve, të themeluar me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.

“Kam nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, derisa aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina, e kemi bërë ditë më parë, përmes Ekipit të ekspertëve, të themeluar nga unë me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19”, tha Zemaj.

Tutje ministri shtoi se synimi i ministrisë së Shëndetësisë është që të vaksinohen grupet e popullatës që janë më të ekspozuara ndaj rrezikut për COVID-19, transmeton lajmi.net.“Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor.Të vetëdijshëm se sigurimi i vaksinave përbën një obligim për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës, Ministria e Shëndetësisë, qysh para disa muajve kishte vendosur kontakte me GAVI-COVAX, me qëllim që të sigurojmë vaksinën për qytetarët tanë. Për fat të mirë, Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet”, shtoi ai

TË NGJAJSHME