Rtv Pendimi
Lajme

Kosova me rezultate tejet të dobëta edhe në PISA 2018, lë pas vetëm dy vende (DOKUMENT)

Kosova përsëri ka dalë me rezultat shumë të dobët edhe në PISA 2018.

Në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listë me 79 vende.

Më keq se Kosova në këtë test, që vlerësohen njohuritë nga leximi, matematika dhe shkenca gjenden Filipinet dhe Republika Domenikane, raporton Telegrafi.

Ndërsa, në krye të listës me rezultatet më të mira është Kina, Singapori, Macao, Hong Kongu dhe Estonia.

Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365. Në anën tjetër, në vitin 2015, në lexim Kosova kishte shënuar 347, në matematikë 362 dhe në shkencë 378.

Ndryshe, edhe herën e fundit, kur është mbajtur testi PISA më 2015 Kosova është renditur e treta nga fundi i listës.

Të ngjajshme

Erdogani tregon se kur do të përfundojë ndërtimi i 500 banesave në Shqipëri

Urim Isma

Kavajë/Pas tërmetit Dr. Shefqet Krasniqi viziton Kavajën, takohet nga Kryebashkiaku Krali

Kushtrim Guraj

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma