Rtv Pendimi
Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Arabinë Saudite

Ministri i Financave, Bedri Hamza në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, së bashku me Ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaa, kanë nënshkruar Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Sipas, Hamzës kjo marrëveshje do të jetë një akt ligjorë që do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset të të dyja vendeve, dhe njëherit është një mjetë shtesë ligjor për të motivuar dhe përfituar investime të huaja në vendin tonë.

Gjatë vizitës në Uashington, Hamza gjithashtu u takua edhe me zyrtarët e lartë të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe të Bankës Botërore, duke përfshirë takimin me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhan, me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë për Evropë Poul Thomsen, me zëvendësdrejtorin e bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Cyril Muller, si dhe me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder.

Me këtë rast Hamza i njoftoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për stabilitetin makro- fiskal dhe zhvillim ekonomik të Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Në komunikatën e Ministrisë së Financave, thuhet se zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, e përgëzuan ministrin Bedri Hamza për progresin e deritanishëm financiar dhe ekonomik të Kosovës, që si rezultat i kësaj Republika e Kosovës tashmë është në top 20 reformatorët më të mëdhenj të Doing Business për këtë vit në raportin e Bankës Botërore.

“Ata gjithashtu konfirmuan mbështetjen e mëtutjeshme për Ministrinë e Financave, por edhe për institucionet të tjera në vend”, përfundoi deklarata.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj