Rtv Pendimi

Kosova nuk është ‘Republikë e xhihadit’!

‘Republika e xhihadit’, është titulli i dokumentarit më antishqiptar, më antishtetëror dhe më i poshtër që mund ta imagjinojë mendja e njeriut.
Kosova nuk është Republikë ‘e xhihadit’.
Dhe, kurrë nuk mund të jetë (bash, edhe sikur të donte të ishte e tillë).
Të fyhen e të terrorizohen 2 milion shqiptarë për 70 veta që shkuan në Siri, është akuzë kriminale dhe krim masiv dhe moral kundër një populli dhe një shteti.
Të flitet, të shkruhet, të hulumtohet për këtë temë, normal që është shprehje e patriotizmit dhe guximit në gazetari.
Ama, të krahasohet Kosova me ISIS, dhe të cilësohet si “Republikë e xhihadit” është sulm i tmerrshëm ndaj vendit.
Dokumentari ‘Republika e xhihadit’ nuk tha asgjë të re, ishte ndërtuar fund e krye me informata të cilat i kemi dëgjuar.
Që çohet njeriu me mend në kokë, dhe guxon e gënjen botërisht dhe e quan Kosovën ‘Republikë të xhihadit’, kjo assesi nuk ka spjegim logjik.
Muzika drithëruese e dokumentarit, atmosfera misterioze, dhe mesazhet e frikshme nuk e fshehin të vërtetën dhe as nuk e fabrikojnë një rrenë kaq të madhe.
Të gjithë shqiptarët ish dashur të rrebelohen sonte pse për Klan Kosovën, Kosova është ‘Republikë e xhihadit’!
‘Kosova është shtet terrorist’- tha sot kryetari i Serbisë, ndërsa gazetarët shqiptarë edhe më zi se kryetari i Serbisë e pagëzuan dokumentarin e tyre ‘Republika e xhihadit’!
Çka është Klan Kosova? ‘Televizion i xhihadit’?
Apo, ky titull dokumentari është një ‘sulm terrorist’ kundër shtetit të Kosovës?!
Çfarë propagande e madhe po bëhet kundër Republikës së Kosovës!
Trishtim!
Dhe, krejt kjo punë po bëhet si me ‘spontanitet’
P.S. Cilësori “e xhihadit” shkruhet me “xh” të vogël, por autorëve u është dukur pak, pa e shkruar këtë fjalë me “Xh” të madhe.
“Republika e Xhihadit” (me XH të madhe), përshkruan një rrezik më të madh, sesa të ishte shkruar siç duhet, me” xh” të vogël.
Fukarallëk i madh shpirtëror.

 

Nga Kimete Berisha

TË NGJAJSHME