Agjencia Hapësinore Amerikane NASA po e vlerëson lartë një video 30 sekondëshe bërë nga shtatë të rinj nga Kosova.
Këta në fakt janë radhitur ndër të parët në një konkurrim në garën “Nasa Space Apps Challenge”, njofton Klan Kosova.
Projekti i zhvilluar nga anëtarët e grupit “Heliox”, të organizuar nga Qendra Inovative e Kosovës, ka për qëllim zgjedhjen e problemit të rritjes së shfrytëzimit të energjisë së fituar nga panelet solare.
Në mesin e 25 mijë garuesve nga 200 shtete projekti kosovar ka hyrë në top tri projektet favorite.
Grupi nga Kosova është i nominuar për dy çmime globale, People Chice Award si dhe në një nga çmimet që ndahen direkt nga juria e Nasa-s.