Ebola, sëmundja që po vret shumë njerëz po vazhdon të përhapet. Si pjesë e luftës për ta ndaluar hovin e kësaj epidemie u bë pjesë edhe një kosovar i cili po qëndron në Liberi. Ai, në një intervistë për Klan Kosova nga Liberia, tha se atje ka parë momente shumë të rënda.
Eksperti kosovar i mikrobiologjisë dhe kontrollit të infeksioneve Lul Raka, po ndihmon në eliminimin e sëmundjes që burimin e ka në Afrikën Perëndimore dhe po merr mijëra jetë.
Raka nga Kaçaniku po qëndron në Liberi.
“Ne e dimë se po shpëtojmë jetë edhe pse nuk po e dimë jetën e kujt po e shpëtojmë”, tha ai për Klan Kosova.
I angazhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ai ka punuar edhe në terren edhe në spital.
Ndërkohë, për tre javë sa është në Liberi, Raka thotë se ka parë momente shumë të rënda.
Nga Ebola në Afrikën Perëndimore janë prekur më shumë se 200 shërbyes shëndetësor. /Klan Kosova/