Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë, Bashkësia Islame merr vendim për mos hapjen e xhamive për Fitër Bajram

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë vendim që në xhamitë e Kosovës të mos organizohet falja e namazit për nder të festës së Fitër Bajramit për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një vendimi të marrë nga BIK, të publikuar sot, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka vendosur që xhamitë të mos hapen për faljen e Fitër Bajramit ditën e diel, ndërsa në vend të kësaj ka sugjeruar besimtarët që “pas namazit të sabahut të lexojnë Kuran, tekbire, salavate, dua e lutje të ndryshme dhe kjo festë të përjetohet sikur të ishin në xhami”.

Vendimi thekson po ashtu se nga minaret e të gjitha xhamive në territorin e Kosovës “do të lexohen tekbire dhe salavate nga ora 5:45 të ditës së diel, që përkon me hyrjen e kohës së Fitër Bajramit”.

Përpos xhamive, BIK ka theksuar në vendim se nuk do të organizohet as “pritje për nder të festës në selinë e BIK-ut, as në selitë e këshillave lokalë”.

Gjithashtu, në fund të vendimit u është bërë thirrje besimtarëve muslimanë që “me qëllim të ruajtjes së shëndetit, që në këtë rast është parësor, të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër Bajramit”.

Vendimi sipas BIK-ut është marrë bazuar në nenet e Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës “me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në kohë pandemie, respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Në Kosovë deri më tani me COVID-19 janë infektuar 1.004 persona, nga të cilët 772 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU