Kosovë, fermerët protestojnë kundër politikave bujqësore të qeverisë

Rreth 200 fermerë kosovarë, të ardhur nga komuna të ndryshme në kryeqytetin Prishtinë me traktorët e tyre, mbajtën një protestë kundër programit të subvencionimit të grurit të qeverisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 200 fermerë u mblodhën para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës dhe bllokuan rrugën para ministrisë për një orë me traktorët e tyre.

Duke folur në protestë, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, tha se puna e fermerëve është bërë më e vështirë për shkak të rritjes së kritereve për subvencione dhe aplikime për grante.

Ai paralajmëroi protesta më të ashpra dhe më radikale nëse ministria nuk pranon shqyrtimin e kritereve.

Protesta përfundoi pa incidente, ndërsa fermerët u shpërndanë duke qarkulluar në rrugët kryesore të Prishtinës me traktorët e tyre.