Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë, fillojnë hapat e para për veting në sistemin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, së bashku me zv/kryeministrin Driton Selmanaj ka mbajtur takimin e parë me Grupin e Ekspertëve të pavarur për dizajnimin e parimeve udhëheqëse dhe skenarëve të reformës së vetingut në drejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencë për media pas këtij takimi, ministri Selimi tha se procesi i vetingut apo reformës në drejtësi do të bëhet së bashku me akterë të huaj që kanë kontribuuar në sistemin e drejtësisë.

Ministri Selimi tregoi se ka marrë mbështetje edhe nga institucionet e drejtësisë, si Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor, “me qëllim që të krijohet një sistemi llogaridhënës”.

“Unë e kam marrë një pajtim, një zotim që edhe Këshilli Prokurorial edhe Këshilli Gjyqësor, siç janë Ambasada e SHBA-ve, Bashkimi Evropian (BE), Komisioni Evropian (KE), Ambasada e Britanisë së Madhe, ambasadat tjera të akredituara këtu që janë hisedarë të drejtësisë që të jenë pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës. Pra, nëse kemi gjithëpërfshirje, atëherë të gjithë e dinë që kemi objektivitet. Ky objektivitet duhet të formohet edhe në ato palë që potencialisht nukmund të pajtohen mes vete, por këto mospajtime dhe gjetjen e asaj të vërtete duhet që ta diskutojmë në tavolinë bashkë”, tha Selimi.

Më tej, Selimi tha se përpjekja për ta politizuar këtë proces është gabim, ngase Kosovës ajo çfarë i duhet është “siguri juridike”.

Zv/kryeministri Selmanaj tha se Qeveria është e interesuar që procesi i reformës në drejtësi të ndodhë sa më shpejtë dhe të ndërmerren hapa konkrete në fuqizimin e sundimit të ligjit. Ai tha se aktualisht procesi i vetingut në drejtësi është në fazën kur po përcaktohen modelet më të mira.

“Kjo qeveri do të ndërmarrë hapa konkrete për të vendosur në binarë të duhur të gjitha problemet me të cilat është ballafaquar sistemi i drejtësisë deri më sot, në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi problem ose raporte të rënda ndërkombëtare të cilat i adresohen Kosovës, e sidomos me theks të veçantë në pjesën e sundimit të ligjit”, tha Selmanaj.

Procesi i vetingut në drejtësi në Kosovë është përmendur “si parakusht për kthimin e besimit të kosovarëve në sistemin e drejtësisë” edhe nga qeverisjet e kaluara.

Nevoja për veting në drejtësi është shtruar shpesh edhe nga organizatat joqeveritare që merren me monitorimin e këtij sektori. Madje, disa prej këtyre organizatave janë shprehur të bindur se “gjendja në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndryshojë pa ndodhur një proces i vetingut”.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Kushtrim Guraj

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU