861971E9-DE7D-40FE-95E9-2EA87B7CA417

Kosovë, mijëra pako me gjëra esenciale nisen për të ndihmuar të prekurit e tërmetit në Türkiye

Ambasada e Türkiyes në Kosovë, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Türkiyes në Prizren, institucionet kosovare dhe me qytetarët kanë mbledhur gjëra materiale për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Türkiye, transmeton Anadolu.

Siç njofton ambasada, dërgimi i ndihmave për në Türkiye po bëhet nëpërmjet avionit dhe me mauna.

Në ndihma janë të përfshirë gjëra të ndryshme esenciale, si “3.161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë dhe 51 kuti (416 kg) rroba dimërore”.

Para maunës së nisur për në Türkiye janë vendosur flamuj të Kosovës dhe Turkiyes me mesazhin “Shërohu shpejt Türkiye”.

Autoriteteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiyes (AFAD) ka bërë të ditur së fundi se të paktën 31.643 persona humbën jetën nga dy tërmetet e fuqishme me qendër në provincën Kahramanmaraş më 6 shkurt.

Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.