Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë, opozita e konsideron të paligjshëm ekipin e ri negociatorë

Partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka akuzuar koalicionin qeveritarë se përgjegjësinë për dialogun me Serbinë e hedh nga kryeministri te presidenti i vendit dhe ekipi negociatorë, sepse sipas kësaj partie politike koalicioni qeveritarë nuk është i aftë të përmbushë premtimet e dhëna miqve ndërkombëtar, SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se partia e tij është për dialog si me të gjithë fqinjët ashtu edhe me Serbinë, por vetëm pasi kjo e fundit të njohë Kosovën.

“E ashtuquajtuara qeveri e madhe, me premtime të mëdha dhe me guxim sjellë vendime të mëdha, hedh përgjegjësinë për dialogun me Serbinë nga kryeministri te presidenti, ndërsa tani ndaj ekipit të ashtuquajtur negociatorë, i cili nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ka marrë mandat me vetëm 59 vota në Kuvend, pra më pak se gjysmën e votave në Kuvend”, tha Mustafa.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, koalicioni qeveritarë për shkak të paaftësisë për të përmbushur premtimet e dhëna miqve amerikan dhe evropian, si dhe për të shmangur përgjegjësinë nga vetja, ka filluar të sulmojë LDK-në edhe pse “qytetarët e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë e dinë shumë mirë se përgjegjësinë për drejtimin e shtetit e ka qeveria dhe jo opozita”.

“Mbi të gjitha, dialogun nuk mund ta udhëheqin partitë, grupet, koalicionet që nuk e kanë shumicën e votave në Kuvendin e Kosovës. Dialogu dhe të gjitha proceset duhet t’i udhëheqin institucionet kushtetuese me mandat dhe legjitimitet të fituar nga vota e qytetarëve në zgjedhje të lira dhe prandaj presim shpalljen e një date sa më të shpejtë të zgjedhjeve të lira”, tha Mustafa.

LDK po ashtu nuk ka pranuar të jetë pjesë ekipit të ri negociatorë në bisedimet e vendit me Serbinë, edhe pse ishte rezervuar një vend për këtë parti në ekipin negociatorë.

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma