Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në darkën e iftarit të organizuar nga Delegacioni Përfaqësues i Türkiyes në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), transmeton Anadolu.
Në darkën tradicionale të iftarit të mbajtur në kazermën Sulltan Murat në Prizren ku ndodhet Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes, përveç presidentes Osmani, morën pjesë edhe ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş, si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Para iftarit, presidentja Osmani u informua nga kryetari i delegacionit turk, kolonel Sabri Gökhan Karamürsel, për aktivitetet e ushtarëve turq në kazermën Sulltan Murat.
Pas darkës së iftarit, presidentja Osmani, ambasadori Angılı dhe koloneli Karamürsel mbajtën fjalime për vlerat e muajit të Ramazanit.
Në fjalën e saj në gjuhën turke, Osmani uroi të ftuarit për muajin e Ramazanit dhe dha mesazhe bashkimi dhe solidariteti.
Türkiye mori komandën KFOR-it, i cili shërben në Kosovë që nga viti 1999, për herë të parë më 10 tetor 2023.
Gjeneralmajor Ulutaş, komandanti i 28-të i KFOR-it, do të shërbejë deri më 10 tetor 2024.