Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë, shërbimi civil në grevë njëorëshe

Rreth 23 mijë të punësuar në Shërbimin Civil të Kosovës sot mbajtën grevë njëorëshe nga ora 10 deri në ora 11, të cilën e organizoi Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës. Shërbimi civil kërkon rritjen e koeficientit pagesor përmes draft ligjit për pagën si dhe të pranohet stazhi i punës për periudhën 1990-1999, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmet Gashi, duke përfaqësuar Këshillin grevist të Komunës së Prishtinës deklaroi se Shërbimi civil i kësaj komune iu përgjigj grevës dhe se ata u vizituan nga përfaqësuesit e Këshillit grevist në nivel qendror.

Ali Sefaj, kryetari i Këshillit grevist në në nivel të Kosovës me këtë rast tha se më shumë se 90 për qind e shërbimit civil iu përgjigjën thirrjes për grevë në nivel qendror dhe lokal. Sefaj tha se Shërbimi civil po kërkon rritje të koeficientit të pagave dhe njohjen e përvojës së punës.

“Sot kemi dalë për të kontrolluar rrjedhën e grevës. Institucionet qendrore dhe lokale iu përgjigjën thirrjes për grevë. Ne presim që Qeveria të reagojë sot ose nesër për të ofruar një dokument zyrtar. Ne duhet t’u shërbejmë qytetarëve, por ky ligj përgatitet për 10 vitet e ardhshme dhe nuk kërkojmë paga, por kërkojmë koeficient për të pasur trajtim më dinjitoz “, tha Sefaj për gazetarët.

Ai paralajmëroi se nëse qeveria nuk reagon, greva do të zgjatet për 2 orë e më shumë.

“Të punësuarit në Shërbimin civil kanë koeficient prej 4, 4.5 dhe 5, që nuk e kalojnë pagën prej 300 euro dhe këta zyrtarë janë të kualifikuar me fakultete ndërsa kemi shumë edhe me master”, tha Sefaj.

Megjithëse kërkesa ishte të rritej koeficienti prej 40 për qind, Sindikata e Shërbimit Civil hoqi dorë nga kjo përqindje, por pret që qeveria të paraqesë ofertën e saj dhe Këshilli grevist të vendosë nëse do ta pranojë atë apo jo.

Kujtojmë se në Kosovë tashmë tre javë me radhë, gjegjësisht në ditën e 12-të, mësuesit janë në grevë në të gjitha nivelet nga kopshtet, shkollat deri në universitete. Ata kërkojnë rritje të koeficientit prej 30 për qind përmes një projektligji mbi pagat. Qeveria ofroi rritje të pagave për punonjësit e arsimit, por ata e refuzuan dhe mbetën në kërkesën e tyre.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma