Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë, shpallen zgjedhjet për kryetarë në 4 komuna me shumicë serbe

Pas një vendimi të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në 4 komuna me shumicë serbe do të mbahen më 19 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidentit, Thaçi këtë vendim e ka marrë pas shkresës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, shkruan në komunikatë.

Që të katër ish-kryetarët e komunave me shumicë serbe dhanë dorëheqje më 24 nëntor të vitit 2018, duke treguar se kjo vjen si reagim pas vënies së taksës 100 për qind për mallrat serbe, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët të kryetarëve gjithashtu u përmend si arsye edhe “dhuna e vazhdueshme, rrahja e serbëve, arrestimet e paligjshme dhe tentimi për të vrarë Millan Radojiçiqin” si dhe “shkeljet e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Të ngjajshme

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma

NATO kërkon rindërtimin e unitetit politik

Urim Isma

Ilir Meta: Kosova të jetë krenare për Forcat e Sigurisë së saj

Urim Isma