Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë-Turqi, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Në kuadër të bashkëpunimit në shëndetësi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ministri i Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, Emine Alp Meşe kanë nënshkruar Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky Plan i Veprimit do të hedhë dritë mbi nevojat e shëndetësisë kosovare në mënyrë që të investohet dhe ndihmohet Ministria e Shëndetësisë por edhe arsimimi i të rinjve kosovarë në këtë fushë nga Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se nga viti 2009 kur është nënshkruar marrëveshja në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Turqisë, Kosova ka përfituar mjaft, sidomos me ndihmën për t’i dërguar 100 pacientë në vit për shërim në Turqi.

Edhe kjo marrëveshje, siç tha ai, forcon bashkëpunimin kosovaro-turk në shëndetësi.

“Një nga pikat kyçe të plan-veprimit është edhe aktiviteti i cili ka të bëjë me hartimin e planit nacional për akreditimin e institucioneve shëndetësore në Republikën e Kosovës. Aktivitet ky i cili është obligim ligjor, mirëpo, që për shkak të mungesës së ekspertizës dhe infrastrukturës, ka mbetur akoma i pahartuar”, tha Bardiqi.

Zëvendësministrja Emine Alp Meşe tha se në spitalin publik të Turqisë që nga marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë Kosovë-Turqi e vitit 2009, deri më sot, janë trajtuar mbi 800 pacientë, ndërsa edhe studentëve kosovarë vazhdimisht u është mundësuar shkollimi në fushat e shëndetësisë në universitetet turke.

“Ky plan ka për qëllim t’i forcojë sistemet shëndetësore, bashkëpunim në fushat e cilësisë dhe akreditimit në shërbimet shëndetësore, në fushat e farmaceutikës dhe pajisjeve shëndetësore, në turizmin shëndetësor si dhe javën e shëndetësisë. Shpresoj që ky plan të jetë i dobishëm për të dyja vendet”, tha Meşe.

Vizita e zëvendësministres Emine Alp Meşe realizohet në ditët e Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi gjatë të cilës një ekip prej 26 ekspertëve turq të fushave të mjekësisë po mundësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe ndërhyrjeve operative në institucionet shëndetësore të Kosovës.

Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi do të përfundojë më 23 qershor.

Të ngjajshme

“Urime Fitër Bajrami nga RTV Pendimi”

Kushtrim Guraj

Francë, lejohet sërish hapja e vendeve të adhurimit

Kushtrim Guraj

Pesëmbëdhjetë shtete arabe Fitër Bajramin do ta festojnë të njëjtën ditë me Turqinë

Kushtrim Guraj

Gaza, falet namazi i parë i xhumasë pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë

Kushtrim Guraj

Kosovë, Bashkësia Islame merr vendim për mos hapjen e xhamive për Fitër Bajram

Kushtrim Guraj

Bisedë telefonike Pendarovski-Kurti: Bashkëpunimi, i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

BIK-u: Fitër – Bajrami të dielën më 24 maj 2020

Kushtrim Guraj

Xhamitë në Kosovë të mbyllura deri në qershor: Imamët ndjekin këshillat e ekspertëve

Hevzi Hasani

Turqi, namazi i Bajramit nuk do të falet në xhami për shkak të COVID-19

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU