Nevojitenë
24 krahë pule
250 gr gjalpë
175 gr parmezan
2,5 filxhanë bukë e grirë,majdanoz,3 thelpinj hudhër
1 lugë kafeje piper i kuq,vaj,kripë dhe piper i zi
Përgatitja
Krahëve të pulës ua presim skajet dhe sipër tyre hedhim kripë dhe piper të zi.Në enë të madhe e të thellë e hedhim hudhrën e grirë,
majdanozin e grirë,bukën e grirë,parmezanin dhe piperin e kuq. I perziejmë të gjitha dhe në këtë i kalojmë krahët e pulës,
të cilat i rëndisim në tavvën e lyer me gjalpë. Sipër tyre e hedhim përmbajtjen e mbetur nga ena.
E shkrijmë gjalpin dhe e hedhim sipër krahëve të pulës në tavë. I pjekim në temperaturë 200 gradë 30 minuta