Kjo është një recete e ëmbël dhe është një torte në formë të kulaqit katror
Përbërësit
6 vezë
1 margarin
6 luge sheqer
2 pudinga vanilje
10 luge nisheste
1 liter uje
1 liter qumsht
2 pako sheqer vanilje
6 luge miell
Udhëzimet
Në fillim me një enë tunden tri vezë me 6 lugë sheqer me mikser.
E tundim së paku 10-15 minuta kur shohim se fillon të trashet shumë e ndalim mikserin dhe brumin e fituar e hedhim me një tepsi, dhe e vëmë në furrë, këtë e lëmë së paku 25-30 minuta të piqet.
E tundim së paku 10-15 minuta kur shohim se fillon të trashet shumë e ndalim mikserin dhe brumin e fituar e hedhim me një tepsi, dhe e vëmë në furrë, këtë e lëmë së paku 25-30 minuta të piqet.
Gjatë kohës derisa të piqet fillojmë me brumin tjetër si brumin e parë. Kur piqet peta e pare e vemë petën e dytë, gjatë kohës derisa të piqet peta e dyte merremi me fillin e tortës, ku me një enë (ne tigan) e qesim 1 litër ujë dhe një liter qumesht dhe presim derisa të vlon kur vlon i qesim 2 pudinga vanilje dhe e përziejmë vazhdimisht, më pas hedhim 10 lugë nisheste dhe 2 pako sheqer vanilje, gjate kohës e vemë në një enë tjeter edhe nje margarine dhe presim sa te shkrihet dhe me pas e hedhim ne enen ku është filli, petet e tortes duhet te jene te ftohta kurse filli i nxehte, mbi torte mund ta dekorojmë me shllag dhe keksa të bluar.
* Kjo recetë rekomandohet me kafe turke.
/kohaislame