Krem-supë fasuleje: Ka shije të mrekullueshme!

Aq shumë do ta pëlqeni, sa që do të dëshironi ta gatuani edhe ditëve të tjera

Përbërësit:

– 100 g fasule e bardhë,
– 3 lugë të mëdha vaj,
– 1 lugë e madhe miell,
– 1 qepë e vogël e grirë,
– 1 lugë e vogël spec të bluar,
– 1 fletë dafine,
– 1 lugë e vogël rrepan të grirë,
– piper,
– kripë.

Përgatitja:

Fasulen zhyteni në ujë dhe lëreni të qëndrojë, pastaj lajeni dhe kullojeni. F

asulen dhe fletën e dafinës zieni me pak ujë derisa të zbutet.

Ndani dy lugë fasule të zier anash. Pjesën tjetër bashkë me ujin shpëlajeni.

Shtoni piper sipas dëshirës.

Miellin fërgojeni në vaj derisa të marrë ngjyrë gështenjtë, shtoni qepën dhe specin e bluar. Përzieni me fasule të kulluar.

Përzieni, qitni kripë sipas shijes, shtoni fasulen dhe qitni ujë, i cili duhet të jetë i nxehtë dhe të zihet edhe 10 minuta.

Hiqeni nga shporeti dhe krem-supës shtoni rrepanin e grirë dhe supa është e gatshme për ta shërbyer, transmeton Telegrafi.