thumbs_b_c_9fa5e9e1a62122b4359653a1e5afdebb

Kreu i Diyanetit Erbaş, dënon dhënien e lejes për djegien e Kuranit në Suedi

Kryetari i Çështjeve Fetare të Türkiye-s (Diyanet), Ali Erbaş, dënoi dhënien e lejes për të djegur Kuranin para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale Erbaş deklaroi: “Dënoj dhe mallkoj fuqimisht dhënien e lejes nga autoritetet suedeze ndaj një veprimi i cili synon djegien para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm të librit tonë famëlartë, Kuranit, i cili është dërguar për të ndriçuar njerëzit nga injoranca”.

“Autoritetet suedeze me qëndrimin e tyre që kanë paraqitur janë bërë bashkautorë në krimin e urrejtjes së kryer kundër Islamit, muslimanëve dhe Türkiye-s, dhe gjithashtu kjo ka vendosur në objektiv paqen shoqërore. Do të vazhdojmë deri në fund luftën tonë kundër këtyre mentaliteteve të pista”, tha Erbaş.