Krijohet pilula që zëvendëson shiringën (Video)

Krijohet pilula që zëvendëson shiringën (Video)

Shkencëtarët kanë zbuluar një pilulë, e cila kryen funksionin e njëjtë sikur shiringa.

Pilula e mbështjellë me gjilpëra të vogla, mund të merret në formë orale dhe depërton në stomak përmes zorrëve.

Efekti i pilulës është i menjëhershëm, pasi gjilpërat e gjata pesë milimetra, ndihmojnë lëvizjen e shpejtë.

Në Spitalin Gjeneral të Masaqusets është prezantuar kjo pilulë e gjatë dy centimetra, me diametër një centimetër, që në pjesën e pasme ka rezervuarin me medikament.

Provat e bëra tek derri kanë rezultuar me sukses dhe mendohet që së shpejti, kjo pilulë të vihet në funksion edhe për njerëz./Telegrafi/