Krimbat kthehen në jetë pasi shkrihet toka e ngrirë dhjetëra mijëra vjeçare

Krimbat që ndodheshin në mostrat e tokës të ngrira mijëra vjeçare nga Siberia e Rusisë, kthehen në jetë pas shkrirjes së tokës.

Derisa punohej mbi mostrat e tokës të kohërave të lashta në laboratoret e Institutit Problemet Fizio-Kimike dhe Biologjike të Shkencës së Tokës në Moskë, dy prej rreth 300 krimbave, pas shkrirjes së tokës u ringjallën, raporton AA. Mendohet se njëri prej krimbave ka qenë i ngrirë rreth 32 mijë vite, ndërsa tjetri 42 mijë vite.

Sipas lajmit në Siberian Times, “krimbat pas shkrirjes kanë treguar shenja të jetës, kanë filluar të lëvizin dhe të hanë”.

“Mekanizma e përshtatjes e këtyre krijesave të periudhës akullanjore është e rëndësishme për degat e lidhura me shkencat si kriobiologji dhe astrobiologji”, theksohet në lajm.

Theksohet se hulumtimi i mekanizmave që kthyen në jetë krimbat, mund të ndryshojë shumicën e teorive rreth ekzistencës së jetës jashtë tokës.

Gjithashtu parashikohet se shkrirja e tokës me vazhdimin e ngrohjes globale mund të kthejë në jetë krijesat e ngjashme.