Nevojiten:
-2 komplete petë të gatshme(për 30 copë krosant),
-1/2 margarinë,
-1/2 gjizë,
– 1 ve,
-susam,
-vaj, dhe
– 200 gr ajkë.
Fillimishtë shkrijmë margarinën dhe e përziejmë me ajkë të cilës i shtojmë edhe vaj.Petën e gatshme (forma drejtëkëndësh) e shtrijmë dhe e lyejmë në të gjitha anët me yndyrën e formuar nga margarina , ajka dhe vaji.Petën e lyer e palojmë në 4 pjesë duke formuar një shirit të gjatë.Në fillim të petës vendosim gjizën dhe e mbështjellim në formë trekëndëshi si në figurë.Njëjtë veprojmë edhe me petët tjera.Krosantat i renditim në tepsinë e lyer me vaj.Secilin krosant e lyejme përmbi me ve, i vendosim një copëz të vogël margarinë dhe susam.Piqen në temperaturën 2000C,derisa të marrin ngjyrën si në figurë.Ju bëftë mirë. /H.Murati/mesazhi