Rtv Pendimi
Lajme

Kryediplomati turk: Diplomacia është vendimtare për paqen

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se ndërmjetësimi efektiv dhe diplomacia parandaluese janë mjete thelbësore për trajtimin e konflikteve të vazhdueshme që ndodhin në gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Konferencën e gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll, Çavuşoğlu tha se jemi dëshmitarë të shfaqjes së një grupi të ri sfidash, përfshirë siç përmendi ai, terrorizmin, radikalizmin, ndryshimet klimatike, varfërinë, ekstremizmin, ksenofobinë, islamofobinë dhe antisemitizmin.

Duke theksuar se ai konflikt është bërë më i ndërlikuar, Çavuşoğlu tha se përpjekjet për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve duhet të përputhen me kompleksitetin e konflikteve në të gjithë botën.

“Nevoja për një ndërmjetësim efektiv është më e madhe se kurrë më parë”, theksoi Çavuşoğlu, duke shtuar se “diplomacia parandaluese dhe zgjidhja e konflikteve u bënë më të rëndësishme”.

Ai përmendi moton e famshme shekullore “Paqja në shtëpi, paqja në botë”, për herë të parë e artikuluar nga Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës së Turqisë.

“Kjo nuk është një preferencë e thjeshtë, por është një domosdoshmëri duke pasur parasysh vendndodhjen e Turqisë në epiqendrën e një gjeografie të shqetësuar nga një konflikt i madh”, tha Çavuşoğlu.

Duke theksuar se Turqia ka ndërmarrë përpjekje të ndryshme të ndërmjetësimit e lehtësimit dhe se ka zhvilluar nisma të shumta për bashkëpunim rajonal, Çavuşoğlu theksoi se një dekadë më parë nisën Nismën për Ndërmjetësim për Paqes së bashku me Finlandën në Kombet e Bashkuara (OKB).

“Gjatë dhjetë viteve të fundit, ky grup dha kontribute kritike në ndërmjetësim, të tilla si në ndihmën e miratimit të katër rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për ndërmjetësimin dhe në përgatitjen e tre udhëzimeve të OKB-së për ndërmjetësim”, shtoi ai.

Çavuşoğlu theksoi se kjo “valë e madhe e diplomacisë për paqen” ngriti pozitën e ndërmjetësimit dhe të parandalimit të konflikteve të OKB-së.

“Ky është një shërbim kryesor për paqen dhe stabilitetin global”, tha kryediplomati turk.

Të ngjajshme

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Urim Isma

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Urim Isma

Zgjedhjet në Britani goditen nga pretendimet për ndërhyrje ruse

Urim Isma

Erdoğan u bën thirrje vendeve të OBI-së ta ndihmojnë Shqipërinë

Urim Isma