IMG-20230111-WA0003

Kryeimami Sahiti takoi ministrin e Haxhit dhe Umres, dr. Tevfik Rebiah

Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, gjatë pjesëmarres së tij në Konferencën dhe Ekspozitën “Expo Hajj” në Xhide të Arabisë Saudite, sot u takua me ministrin e Haxhit e Umres, dr. Tevfik Rebiah, të cilin e falënderoi për ftesën që edhe Kosova të jetë pjesë e kësaj ngjarje të madhe, ku po marrin pjesë mbi 60 shtete të ndryshme të botës për të diskutuar mbi modalitetet për një organizim sa më të mirë të haxhit, sidomos pas periudhës pandemike.

Gjatë ditës së sotme, kryeimami Sahiti ka nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh me institucionet dhe autoritetet saudiane  që kanë të bëjnë me lehtësimin e organizimit të haxhit për këtë vit, si dhe ofrimin e kushteve sa më komode për haxhitë e Kosovës.

Ky është edicioni i dytë i Konferencës dhe Ekspozitës së Shërbimeve të Haxhit dhe Umres, që po mbahet nën patronazhin e  princit të Mekës, Halid el Fejsal.