Pastroje zemrën nga syfaqësia dhe të gjitha punët kryej me sinqeritet.
Dije se njerëzit nuk të bëjnë dobi për punët që i kryen me syfaqësi. Syfaqësia ta humb shpërblimin dhe ta përshpejton dënimin.
Një ditë çdo gjë do të dal në shesh dhe do të shihet çfarë qëllimi(njeti) ke pasur në zemrën tënde. Allahu i madhëruar thotë: ”Ditën kur do të zbulohen të fshehtat” (Et-Tarik: 9).
“Dhe kur të dal në shesh ajo që është në gjokse” (El-Adijat: 10).
Kjo është dita më e vështirë, Allahu na e lehtësoftë!
Hoxhë Fadil Musliu