Rtv Pendimi
Lajme

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka filluar takimet me zyrtarë të lartë evropianë në Bruksel, ku fillimisht është pritur nga presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Qeveria e Kosovës, gjatë takimit Hoti e ka njoftuar kreun e KE-së për prioritetet e qeverisë së tij, gjegjësisht “procesin e liberalizimit të vizave, menaxhimin e pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID 19), pakon e rimëkëmbjes ekonomike si dhe për përkushtimin e qeverisë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”.

Kryeministri Hoti ka theksuar se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian (BE).

“Hoti vlerësoi se për Qeverinë e Kosovës përmbyllja e këtij kapitulli është shumë e rëndësishme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, sikurse edhe fqinjët e tyre, të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Hoti, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, pritet të zhvillojë takime edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kreun e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Ishte parashikuar që pas Brukselit, Hoti të udhëtojë për në Washington për një takim me palën serbe mbi dialogun midis dy vendeve, por zyrtarët kosovarë anuluan udhëtimin për në Washington shkaku i “zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.

Dje, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me seli në Hagë i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura”.

Konkretisht, Thaçi dhe Veseli dhe të dyshuar të tjerë, sipas aktakuzës janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, ndërsa këto krime sipas të njëjtës aktakuzë, përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë të tyre.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Kushtrim Guraj

Siri, të paktën 5 civilë të vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm terrorist në Tel Halaf

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU