Rtv Pendimi
Lajme

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, jep dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, gjë të cilën e ka bërë të ditur vet ai në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dorëheqjen, tha Haradinaj, po e jep për shkak se është i ftuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale në Hagë, si i dyshuar.

“Sapo e informova qeverinë dhe pastaj do t’i informojë edhe institucionet tjera, partnerët politikë. Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të qeverisë. Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si qeveri. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës së Specializuar. Javën tjetër do të kem paraqitje dhe kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë atje, por si një qytetar. Si kryetar i qeverisë në dorëheqje, për ta ruajtur nderin, edhe të qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë ta marrë këtë vendim”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se me këtë dorëheqje qeveria e tij “i kryen detyrat e veta deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të reja”.

“Tani përgjegjësia kalon tek presidenti, që ai t’i bëjë konsultat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve me parti politike në afate kohore kushtetuese”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se do të garojë prapë në zgjedhjet e ardhshme me arsyetimin se nuk po akuzohet, por se është vetëm i dyshuar në këtë ftesë të Gjykatës Speciale.

“Nuk është vendim i lehtë, jo vëm për mua, por për të gjithë në qeveri”, tha Haradinaj.

Haradinaj dy herë është gjykuar në Gjykatën e Hagës dhe në të dyja rastet është liruar

Të ngjajshme

29 vjet nga rihapja e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë pas komunizmit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Alarmante: Numër i madh i vetëvrasjeve në Kosovë

Hevzi Hasani

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon embargo të armëve ndaj Libisë

Urim Isma

Instituti i Shëndetësisë: Ajri i pashëndetshëm – mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë të domosdoshme

Urim Isma

Në mungesë të qeverisë, zgjidhja për buxhetin bie mbi Kuvendin

Urim Isma

Harvardi zgjedh Kuranin si librin më të mirë për drejtësi, citon këtë ajet

Qëndrim Ibrahimi

BE përgatitet për një valë të mundshme migrimi nga Libia

Urim Isma

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e qytetarëve, IKSHP jep rekomandime si të mbrohemi

Urim Isma

Presidenti Thaçi thotë se institucionet janë në gatishmëri pas tërmetit në veri

Urim Isma