Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Muslim Shop

Ambasada e Turqisë në Shkup në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB), si dhe me kontributin e Bashkisë Haliliye nga Turqia, në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka shtruar sofër iftari, raporton Anadolu Agency (AA).

Në iftarit e shtruat për rreth 1.200 persona në ambientet e kampusit IBU morën pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ambsadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, zv/kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesel Memedi, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, deputetë, politikanë, diplomatë, akademikë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, presidenti Pendarovski uroi besimtarët muslimanë për muajin e Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit në solidaritet me të varfërit është një reformator simbolik i pabarazisë sociale në shoqëri. Me sofra të përbashkëta, Ramazani na kujton rëndësinë e familjes dhe të komunitetit, i cili është themeli i çdo shoqërie”, theksoi Pendarovski, i cili shtoi se meqenëse festohet vetëm nga muslimanët Ramazani simbolizon vlerat themelore të njeriut.

Pendarovski ka vënë në dukje se Turqia ka mbështetur pa kushte vendin e tij që nga pavarësia deri më sot dhe se në Asamblenë e Madhe të Turqisë ka filluar edhe procesi në lidhje me protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

– Pendarovski: IBU, një prej investimeve turke më të rëndësishme arsimore në Maqedoninë e Veriut

Më tej, ai theksoi se IBU është një prej investimeve më të rëndësishme arsimore të Turqisë në Maqedoninë e Veriut.

“Për fat të keq, në botën e sotme ksenofobia dhe islamofobia janë duke u përhapur. Kjo vlen edhe për ne, Republika e Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë një shoqëri multifetare dhe multikulturore dhe do të vazhdojë të jetë. Përkundër feve dhe botëkuptimeve tona të ndryshme, gjërat që na lidhin me njëri-tjetrin janë vlera dhe parime universale si drejtësia, paqja, barazia dhe reputacioni”, deklaroi Pendarovski.

Kryetari i parlamentit turk, Şentop, në fjalën e tij përcolli përshëndetjet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe theksoi se sofrat e iftarit janë sofra të begatisë dhe shpëtimit.

“Familja ime ka migruar nga qyteti Gjevgjeli i Maqedonisë së Veriut për në Turqi”, u shpreh Şentop, duke shtuar se, “Miqësia e Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut është një shembull për të gjithë Ballkanin dhe të gjithë botën. Besoj se edhe në periudhën e presidentit Pendarovski do të vazhdojnë duke u forcuar marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, me të cilën ndajmë idetë e përbashkëta për qasje në prosperitetin ekonomik, me ruajtjen e qetësisë në rajon, ruajtjen e cilësisë multi etnike dhe mbrojtjen e paqes”.

Şentop shtoi se ekziston një bashkëpunim i fuqishëm mes dy vendeve në shumë fusha si kultura, ekonomia, politika dhe mbrojtja. Ai tha se ata kanë ndjekur me vlerësim të lartë arritjet e Maqedonisë së Veriut në kohët e fundit.

“Ruajtja e paqes në Ballkan në të njëjtën kohë nënkupton që ne të gjithë jetojmë në paqe”, theksoi më tej Şentop.

Duke theksuar se Turqia ka dhënë atë që i takon ndjenjës së vëllazërisë mes dy vendeve duke qëndruar në krah të Maqedonisë së Veriut në kohë të vështira, Şentop deklaroi se, “Ne mbështesim proceset e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, që janë në krye të objektivave kryesore kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe dëshiroj të theksoi se do të vazhdojë mbështetja jonë në rrugën për integrimin drejt institucioneve euroatlantike”.

– Şentop: Besojmë se Maqedonia e Veriut do të japë mbështetje në luftën tonë kundër terrorizmit

Şentop po ashtu ka shprehur besimin se edhe Maqedonia e Veriut do të japë të njëjtën mbështetje në luftën e Turqisë kundër terrorizmit.

“Si kryetar i parlamentit tonë veteran, ku manifestohet vullneti kombëtar, ne kemi besim tek Maqedonia e Veriut në lidhje me luftën kundër terrorizmit që ne zhvillojmë me vendosmëri kundër organizatave terroriste dhe kryesisht kundër organizatës terroriste FETÖ”, tha Şentop.

Në fjalën e tij, Şentop gjithashtu tha se IBU kryen edhe detyrën e “urës së arsimit” mes Turqisë dhe Ballkanit.

Ndërkaq ambasadorja Kara, nga ana e saj, tha se, “Sonte po përjetoj krenarinë e një dite të bukur si kjo dhe të hapjes së iftarit në një ditë të bukur si kjo”.

Rektori i IBU-t, Mehmet Dursun Erdem, tha se janë krenar për pjesëmarrjen e kryeparlamentarit Şentop në iftarin që kanë organizuar dhe më tej ka shprehur falenderimet ndaj pjesëmarrësve në programin e iftarit.

Të ngjajshme

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Urim Isma

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Urim Isma

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Urim Isma

Zjarr në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Urim Isma

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Urim Isma