Rtv Pendimi
Lajme

Kryeparlamentari Xhaferi mori pjesë në Akademinë Shkencore “Ditët e Alfabetit – II”

Presidenti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mori pjesë në Akademinë Shkencore me rastin e manifestimit shkencor dhe kulturor “Ditët e Alfabetit – II”, organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç është njoftuar nga Kabineti i Presidentit të Kuvendit, në fjalimin e tij Xhaferi në emër të deputetëve uroi festën e 22 Nëntorit, 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit ku u unifikua dhe alfabeti i gjuhës shqipe, ndërsa kjo datë është festë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Më vjen mirë që Manifestimi fillon me homazh për Gjerasim Qiriazin dhe përfundon me promovimin e librit për Parashqevi Qiriazin dhe, nuk mund të ishte ndryshe. Sepse, ato të dy, natyrisht edhe shumë intelektualë të tjerë nga të gjitha anët e botës ky frymonin shqiptarët, u tubuan në Kongresin e Manastirit që nga përbërja dhe nga çështjet që i diskutoi dhe zgjidhi, konsiderohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike dhe kulturore të shqiptarëve”, tha Xhaferi.

“Pas një pune të palodhshme 9-ditore, dolën me produktin më të çmuar për një popull – Alfabetin e njësuar me të cilin do të vazhdohej të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar dhe e kënduar, e cila deri atëherë është përcjellë me shkronja të huaja të alfabeteve të huaja”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Xhaferi tha se ajo që është më e rëndësishme, “alfabeti me të cilin lindi dhe e filloi rrugëtimin e vet lufta kombëtare e pavarësimit kulturor në rrafshin botëror, ishte mbështetje e fortë e identitetit kombëtar dhe e pavarësimit politik të popullit shqiptar”.

“Çdo periudhë kohore i bën betejat e veta dhe i kremton fitoret e mëdha apo edhe të vogla, të cilat janë vetëm një gurth i vogël në përforcimin e themelit të ruajtjes, zhvillimit por edhe të përditësimit të gjuhës e cila është materie e gjallë, e cila mund edhe të bjerë nën ndikime të ndërkombëtarizmave dhe përparimit të pandalshëm teknologjik dhe gjithëpërfshirës”, tha gjithashtu ai.

Dita e Alfabetit Shqip apo Kongresi i Manastirit shënon mbledhjen e dijetarëve shqiptarë që u zhvillua më 14-22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, me synimin e përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë kongres ishin të pranishëm delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga shoqata dhe klube shqiptare nga e gjithë bota, të cilët miratuan vendimin e pranimit të alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar në 36 shkronja të gjuhës shqipe.

Për popullin shqiptar, Kongresi i Manastirit ishte ngjarja më e rëndësishme në fillimin e shekullit XX, ku me rezultatet e saj më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë. Me këtë, 22 nëntori mbetet ditë përkujtimore në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në diasporën shqiptare.

Të ngjajshme

OKB: Për 11 vite 16.7 miliardë dollarë humbje ekonomike nga pushtimi i Gazës

Kushtrim Guraj

Babai dhe i biri çliruan fshatin nga pushtimi armen

Kushtrim Guraj

“MERAKLITË E KERREVE”, DONACION INTERESANT PËR SHB ” JETIMAT E BALLKANIT” E CILA PËRKUJDESET PËR SKAMNORËT

Kushtrim Guraj

FSK dhe Policia, institucionet të cilave qytetarët u besojnë më shumë

Kushtrim Guraj

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Kushtrim Guraj

Kursistet e mësim-besimit e Prishtinës organizojnë program për nder të mevludit

Kushtrim Guraj

Lufta në Jemen, 5.700 fëmijë e kanë humbur jetën

Kushtrim Guraj

Universiteti i Fondacionit Maarif organizon konferencë për sfidat në Ballkan mbi COVID-19

Kushtrim Guraj

BE mbështet Kosovën me 26.5 milionë euro në luftën ndaj COVID-19

Kushtrim Guraj